albanisch - shqip

Këshillimi për shkurorëzimet konsensuale

Këshillim për prindërit sipas paragrafit § 95 Abs. 1a AußStrG mbi nevojat specifike të fëmijëve të tyre të mitur si pasojë e ndarjes/divorcit.

Me ndryshimet e ligjit Kindschafts-und Namensrechtsänderung- Gesetzt 2013 dhe futjen e paragrafit § 95 Abs. 1a AußStrG, prindërit duhet të informohen jashtë gjykate “mbi nevojat specifike të fëmijëve të tyre të mitur që rezultojnë nga divorci/shkurorëzimi”.

Kjo do të thotë se të gjitha çiftet në Austri, të cilat kërkojnë shkurorëzim konsensual (me marrëveshje), janë ligjërisht të obliguar të këshillohen rreth pasojave të divorcit te fëmijët e tyre të mitur dhe të paraqesin dokument duke vërtetuar se e kanë kryer këtë detyrim para gjyqit.

Me këtë ligj mundësohet që kujdesi prindëror të fokusohet te nevojat e fëmijës si dhe që interesi dhe mirëqenia e fëmijës të jetë në plan të parë, në rastet e Kujdestarisë dhe Konflikteve.

Me listën e këshilltarëve të pranuar ofrohet një gamë e gjerë e shërbimeve të këshillimit në gjithë Austrinë, e bazuar në standarde kualiteti dhe rekomandime për këshillim sipas § 95 Abs. 1a AußStrG.

Beraterliste